Këtë të hënë (27 dhjetor) në mbrëmje, hapet sipari i Festivalit të Fundvitit në RTSH. Në natën e parë ‘live’ do prezantohen 20 këngët pjesëmarrëse shoqëruar nga performancat e artistëve që garojnë. Pak para nisjes, ka dalë edhe lista me emrat e jurisë së këtij viti.
Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri, janë ata që do gjykojnë dhe japin vlerësime për këngët pjesëmarrëse.
Këta janë profesionistët që do gjykojnë këngët, por ndaj të cilëve priten “sulmet” e radhës siç ka ndodhur çdo vit sa herë fiton një këngë e humbet një tjetër.
Këtë vit, do të ketë edhe një natë dedikuar përvjetorit të Festivalit, që ka pas vetes një pjesë të mirë të historisë kulturore shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.