Gazeta Si – Ish-financieri amerikan, Jeffrey Epstein dyshohet se fshehu kompjuterë, kaseta video dhe “manual për skllave seksuale” në dhoma sekrete magazinimi në një përpjekje për t’iu shmangur hetimeve.
Gazeta “The Telegraph”, zbuloi lajmin, duke deklaruar se një inventar i një depoje në Palm Beach, Florida, të marrë me qira përmes agjencisë “Riley Kiraly”, liston tre kompjuterë, 29 libra adresash, një listë masazhatoresh në Florida, foto të grave të zhveshura që besohet të jenë viktima, revista pornografike, kaseta dhe DVD që seksualizojnë adoleshentet dhe një kasetë video me imazhe seksuale.
Në vitin 2005, Epstein, i cili vdiq në vitin 2019 në një burg në Manhatan, pasi u dënua për abuzim seksual me fëmijë dhe trafikim, pagoi hetues privatë për të hequr sende nga rezidenca e tij para kontrollit.
Ish-shefi i policisë së Palm Beach, përgjegjës për hetimin, Michael Reiter, tha se “vendi u pastrua”. Inventari i magazinimit zbulon për herë të parë sendet që Epstein nuk donte të gjendeshin gjatë hetimit të krimeve seksuale me fëmijë.
Këto përfshinin dy manualë trajnimi për “skllave seksuale”, lodra seksi, të brendshme, mbi 2,000 dollarë në para cash, një licencë të paligjshme për armëmbajtje dhe një kartë identiteti të Harvardit.
Kopje të hard disqeve të ruajtura në njësinë e ruajtjes në Palm Beach u gjetën në rezidencën e Epstein në Nju Jork pas arrestimit të tij në vitin 2019, por kompjuterët origjinalë nuk u gjetën kurrë.
Autoritetet dyshojnë se Epstein ishte informuar për bastisjen. Emailet tregojnë se Epstein urdhëroi vazhdimisht stafin e tij dhe hetuesit privatë të fshinin kompjuterët dhe të shkatërronin kasetat në vitet para arrestimit të tij në vitin 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje