Nga Gazeta ‘Si’-Një aksion i policisë së Vlorës ditën e sotme (7 mars) ka zbuluar një bazë armatimi në Babicë.
Policia në një konferencë për shtyp bëri me dije se i arrestuari Luçiano Deraj që ruante bazën e armatimeve dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.
“Falë një pune intensive të Policisë së Vlorës, kemi arrestuar shtetasin Luciano Feraj, banues në Babicë e Madhe, Vlorë. Ky shtetas u arrestua për posedimin e armëve në një banesë në fshatin Babicë. Kemi sekuestruar sasi të madhe municione, mijëra fishekë, radiomarrëse, pajisje antene, disa njësi qendrore kumpjuteri do iu nënshtrohen ekspertizës, pajisje policie, veshje të ndryshme.
Edhe në muajin shkurt është sekuestruar një tjetër sasi armësh. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me policinë. I arrestuari sot dyshohet se ka lidhje me grupe kriminale. Për këtë do shprehemi në një moment të dytë”, thanë policia.
Nga pamjet shfaqen kallashnikovë, snajper, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera që besohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.
Në mesin e sendeve të sekuestruara nga baza në Babicë, shfaqen edhe disa çelësa automjetesh, maska, celularë, maska si dhe targa të ndryshme automjetesh. Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.
Mësohet se kjo është sasia më e madhe e armatimit e kapur kohët e fundit në Vlorë.
Armët e sekuestruara nga policia
1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.