Libra

Zbulohen emrat e jurisë së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë

Nga Gazeta ‘Si’- Është bërë publike përbërja e jurisë së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024, e cila këtë vit do të ketë në përbërje të ndërthurur me emra të letërsisë, akademisë dhe medias.

Shkrimtari Besnik Mustafaj, fitues në fuqi i këtij çmimi me romanin ‘Fati i marrë’, këtë herë është në rolin e anëtarit të jurisë përkrah profesores dhe studiueses së letërsisë Dhurata Shehri, si dhe Elsa Skënderit, pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Në përbërje është gjithashtu poetja dhe përkthyesja nga gjuha greke, Maklena Nika, ndërsa pjesë e jurisë për herë të parë bëhet gazetarja e kulturës, Fatmira Nikolli.

Çmimet kombëtare të letërsisë shpallen në Dhjetor, në një ceremoni organizuar nga Qendra Kombëtare e librit dhe leximit, ku juria vendos për më të mirët e një viti në gjini të ndryshme letrare si poezi, prozë, vepra studimore dhe letërsi për fëmijë.

Shpallja e jurisë së ketij viti vjen pas polemikave që shoqëruan vitin e kaluar procesin, kur përbërja u mbajt e fshehtë deri pak javë para shpalljes së fituesve. Këtë herë, emrat publikohen zyrtrasisht!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë