Tre shkencëtarët John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis, janë shpallur fitues të Nobelit në Fizikë për vitin 2025.
Çmimi iu dha nga Akademia Mbretërore e Shkencave suedeze për zbulimin e tunelimit makroskopik mekanik kuantik dhe kuantizimit të energjisë në një qark elektrik.
Komiteti vlerësoi fituesit për faktin se kanë treguar se vetitë e çuditshme të botës kuantike mund të bëhen konkrete në një sistem aq të madh sa mund të mbahet në dorë.
Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në vitin 1896. Çmimi vjen me një shpërblim prej 11 milionë kronash suedeze, që është më shumë se 997,000 euro.
Nga viti 1901 deri në vitin 2024, u dhanë 118 Çmime Nobel në fizikë. Pesë nga 227 fitueset e fizikës kanë qenë gra, përfshirë Marie Curie në vitin 1903.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



