Është arrestuar ditën e sotme në Tiranë një tjetër shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fee”, e cila zbuloi disa ditë më parë një “fole” prostitucioni në Elbasan.
Në njoftimin e policisë thuhet se specialistët e seksionit për hetimin e trafiqeve kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.
23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




