Lajme

Zbritën për të parë aksidentin, 2 të vdekur e 7 të plagosur në Fier

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti masiv që ka ndodhur në orët e pasdites së të dielës në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Varibobë, në një zonë ku më parë kishte ndodhur një aksident tjetër mes një automjeti dhe një motoçciklete.

Pasagjerët e një autobusi me targa greke kanë zbritur për të parë se çfarë kishte ndodhur nga aksidenti midis automjetit dhe motoçikletës. Në këtë moment, një makinë tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe ka marrë përpara disa prej tyre. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Dy viktimat janë identifikuar si shtetasit Durim Lamaj 55-vjeç, banues në Fier dhe Fehat Shahaj 64-vjeç, banues në Tiranë,

Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi për në spitalin e Fierit. Shtatë autoambulanca kanë dërguar të plagosurit në spital, ndërkohë që nga policia po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë