Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2024, 41.2 mijë shqiptarë morën lejeqëndrimi nga vendet e BE-së, sipas Eurostat. Nga 2023-shi, ky trend duket se pothuajse është përgjysmuar. Një vit më parë, shqiptarët morën 75 mijë lejeqëndrime në vendet e Bashkimit Europian.
Shifra reale në të gjithë Europën, pretendohet të jetë më e lartë, por Eurostat i përmend vetëm në vendet ku dominojnë, si në këtë rast në Itali dhe Greqi.
BE-ja lëshoi më shumë lejeqëndrimi për ukrainasit, 295 mijë, ndjekur nga indianët 192 mijë dhe marokenët 188 mijë. Por në total, thotë Eurostat, lejeqëndrimet për të huajt kanë rënë me 8.3% nga viti 2023, në 3.5 milionë.
Në 32% të rasteve, ose 1.1 milionë individë, punësimi është arsyeja kryesore e lejeqëndrimit të emigrantëve, më pas arsyet familjare dhe arsimi.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



