Arsim

Zbardhet vendimi/ Nga ky vit leksionet në Universitetet publike me detyrim

Një udhëzim i ri për studentët e Universiteteve publike në vend njofton se ata do të duhet të ndjekin leksionet me detyrim.

Sipas një udhëzimi të miratuar nga Ministria e Arsimit, fakultetet do të mbajnë regjistër mungesash në leksion dhe për seminaret dhe më pas do të caktohet nëse do të futet apo jo në provim studenti. Përpos kohës së vitit të humbur, ata paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit.

Në përfundim të vitit akademik, Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim, për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione çdo student, në varësi të llojit të ciklit të studimit që ndjek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë