Rend dhe Ligj

Zbardhet rregullorja e re, agjentët e Mbikëqyrjes Policore do t’i nënshtrohen testit të drogës

Nga Gazeta Si – Pas efektivëve të Policisë së Shtetit, edhe Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do t’i nënshtrohen testit të drogës.

Ky kriter përcaktohet në rregulloren e re të AMP të miratuar nga qeveria, e cila është botuar në fletoren zyrtare prej datës 2 shtator.

LEXO EDHE:
– Policët do të kryejnë test periodik për drogën, si do të bëhet përzgjedhja
– Policët nuk qëndrojnë duarkryq, kallëzojnë laboratorin privat për testet antidrogë

“Punonjësi është përgjegjës për përdorim të lëndëve narkotike nëse: Mban lëndë narkotike në mënyrë të jashtëligjshme; Përdor lëndë narkotike; Refuzon t’i nënshtrohet testit të përdorimit të lëndëve narkotike”, thuhet në rregullore.

Ky institucion që tashmë drejtohet nga Ardi Veliu, sipas rregullores, stafit i kërkohet të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale, duke treguar integritet përgjegjshmëri.

“Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë. Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare”, thuhet më tej në rregullore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë