Gazeta Si – Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona për atentatin ndaj Alban Bruçit tri ditë më parë.
Ata janë: Tornato Fusha, 20 vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24 vjeç, të cilët kanë dashur të hakmerren ndaj 25-vjeçarit për një konfikt të dy viteve më parë.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se ka mundur të zbardhë dhe dokumentojë me prova ligjore këtë ngjarje, e cila ndodhi në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.
Kështu, policia thotë se ka rezultuar që para 2 vitesh, Bruçaj është konfliktuar për motive të dobëta me një prej autorëve të dyshuar, 20-vjeçarin Fusha.
Ky konflikt dyshohet të jetë dhe motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri mbrëmjen 25 Gushtit automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi.
Nga ana e policisë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët do të përballen me akuzat “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 25 gushtit në lagjen “Partizani” të Shkodrës, ku të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Bruçaj, i cili fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim.
Ai ka deklaruar në polici se rreth orës 21:30 po kthehej në shtëpi me makinë, kur dy persona të cilët pretendon se nuk i njohu u afruan me motor dhe e qëlluan me breshëri.
19 plumba mësohet se shkrehën ndaj 25 vjeçarit i cili shpëtoi pa lëndime, pasi siç ka deklaruar vijoi të lëvizë me makinë gjatë kohës që ishte nën sulm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.