Ka ndodhur

Zbardhen katër vjedhje në Lezhë, arrestohet 47-vjeçari

Nga Gazeta Si- Komisariati i Policisë Lezhë ka zbardhur 4 vjedhje të kryera më pare, ku gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi K. K., 47 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë