Dosje

Akuzat e SPAK; shpërdorim detyre për Tushen, korrupsion e falsifikim për të tjerët

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni antikorrupsion i zhvilluar në Bashkinë e Lushnjë, ku në pranga ra dhe kryetari i saj, Fatos Tushe.

Sipas dosjes së SPAK-ut, të 11 të ndaluarit, akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe ankande publike”, dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Nga ky hetim, janë grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm për këto vepra penale.

-Fatos Tushe, kryetar i bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim;

-Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmmarjes së Pasurisë publike në bashkinë Lushnjë i dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim;

-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprëës penale “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim;

-Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

-Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

-Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu Gjykata ca caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për të hetuarit:

-Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

-Margarita Gjermëni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , “Shkeljes së brazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

-Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

-Ani Simoni, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Hetimet e procedimit penal vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë