Policia e Durrësit ka arrestuar dy administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan forcat e policisë. Të arrestuarit janë F. N. 51 vjeç dhe K. N. 56 vjeç, banues në Shijak, ndërsa një tjetër A. M. 32 vjeç po hetohet në gjendje të lirë. Të arrestuarit sipas policisë kishin zaptuar hapësirën e plazhit në vijën bregdetare, duke vendosur çadra dhe shezlonë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative. Ndërkohë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, po vijojnë kontrollet për lirimin e plazheve nga shezlonët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




