Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 3.3 mln m2 sipërfaqe në bregdetin shqiptar menaxhohet nga subjektet private, ndërsa 1.67 mln m2 nga shteti, me një raport 66.4% dhe 33.6 % respektivisht.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë publike të dhënat referuar vitit 2023.
Matur sipas sipërfaqes që menaxhon privati, Durrësi zë vendin parë me 691 mijë m2 nga 1.18 mln m2, por në raport privat-publik, 76% e plazheve të Himarës janë zaptuar nga privatët.
Në total, Durrësi ka sipërfaqen më të madhe të plazhit, privat dhe publik, duke vijuar me Vlorën 701.606 m2.
Raporti thotë se gjatë sezonit të 2023-shit, sipërfaqja totale e shfrytëzuar u rrit në 4.97 mln m2, ndërkohë që një vit më parë ishte 4.5 mln m2. Bashkitë që kanë rritur hapësirat e tyre të plazheve janë Shkodra, Durrësi, Kavaja, Pogradeci, Himara dhe Saranda.
Për Lezhën, Rrogozhinën, Divjakën, Fierin dhe Vlorën shihet tendencë në ulje gjatë vitit 2023.
Në të njëjtin raport, AKM i rekomandon bashkive të përmirësojnë sistemet e shkarkimeve të ujërave të zeza dhe trajtimin e ujërave urbane. Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të jetë shqetësim i Agjencisë për hapësiray bregdetare.
“Të përmirësohen kushtet higjieno-sanitare si në plazhet publike dhe në plazhet që administrohen nga privatët. Marrja e masave nga pushteti lokal për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave inerte si dhe mbeturinave urbane në plazhe”, thuhet në raport.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.