Gazeta Si – Prej shtatorit të vitit të kaluar FSHF po organizon edicionin e radhës të kursit ‘UEFA PRO’, niveli më i lartë i trajningut. Në kurs marrin pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar, por mes tyre është edhe Pablo Zabaleta, njëri nga ndihmësit e Silvinjos në Kombëtare.
Argjentinasi i njohur ka folur për faqen zyrtare të FSHF-së në lidhje me kursin që po ndjek, duke analizuar figurën e trajnerit.

“Deri tani ecuria ka qenë shumë e mirë, kalojmë shumë orë me leksionet e kursit. Mendoj se shkëmbimi i eksperiencës me ish-lojtarë është një gjë e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të mësojnë dhe të futen në botën e trajnimit. Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, edhe pse kemi vite që luajmë futboll.
Edhe për futbollin gjithashtu është e rëndësishme, pasi kur bën trajnerin, duhet të komunikosh me lojtarët. Futbolli nuk është vetëm ai që luhet në fushë. Si trajner duhet të menaxhosh gjithçka: median, komunikimin me lojtarët, trajnerë të ndryshëm, gjuhë të ndryshme. Trajnimi ka të bëjë shumë me menaxhimin”, – ka thënë mes të tjerash Zabaleta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




