Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, ka vizituar sot maternitetin “Koço Glozheni”, ku shoqërohej nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, dhe drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi.
Kim ka parë nga afër investimet e kryera nga SHBA-të në vendin tonë.
Janë më shumë se 2 milionë dollarë investime në Shqipëri për përballimin e pandemisë që shkaktoi Covid-19, ku përfshihen 10 inkubatorë, 10 llampa terapie për kujdesin intensiv për të sapolindurit dhe 10 tavolina reanimacioni.
Ambasada Amerikane ndërkohë vlerëson përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, të cilët kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër pandeminë. “Krah për krah do ta kalojmë edhe këtë!”, – thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.