Politike

Yuri Kim shpërndan linkun për pasuritë e sekuestruara të Llallës: SPAK po jep rezultate

Duke shpërndarë një link të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku njoftonte për pasuritë e sekuestruara nga Gjykata e Posaçme të ish- Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se SPAK po jep rezultate ndaj luftës kundër korrupsionit duke zbatuar ligjin antimafia.

“SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”- shkruan ambasadorja amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë