YouTube ka njoftuar se do të çaktivizojë të gjitha komentet në video ku shfaqen fëmijët nën moshën. Kjo masë vjen pas akuzave se pedofilët po përdornin video më fëmijët për të postuar komente të ndryshme.
Matt Watson nga YouTube, një deklaratë tha se kjo është një mënyrë për të penguar pedofilët dhe personat tjerë me qëllime dashakeqëse për rreth videove që postojnë
Kompania në pronësi të Google shpjegoi: “Gjatë muajve të ardhshëm, do të zgjerojmë këtë aksion për të pezulluar komentet për videot që përfshijnë të miturit dhe videot me të vegjlit e moshuar që mund të rrezikojnë të përdoren për qëllime të këqija. Platforma detajoi në një postim në blog planin për të mos lejuar komentet në videot e fëmijëve të moshave të reja.
Në mesin e këtyre videove mund të jenë edhe ato të ngarkuara nga prindërit e fëmijëve. Ndërsa videot ku shfaqen fëmijë të rritur në moshë komentet nuk do të çaktivizohen vetëm nëse vërehen se kanë tërhequr komente të papërshtatshme.
YouTube ka hequr “kanale të caktuara që përpiqen të rrezikojnë fëmijët në çfarëdo mënyre” dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër kujtdo që shkel politikat e tij.
Gjithashtu thuhet se vetëm një numër i vogël krijuesish në YouTube do tu lejohen komentet. Ata mund të jenë partnerë të besuar të YouTube apo yje. gjithashtu një rregull tjetër është se personat që do tu lejohet të postojnë video me pamjet e fëmijëve do t’ju kërkohet të provojnë se videot e tyre nuk kanë për qëllim për të tërhequr komente negative. YouTube gjithashtu po punon për ka krijuar një sistem edhe një që identifikon dhe fshinë komentet automatikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.