I gjithë kasti i aktorëve të dramës së re të Christopher Nolan “Oppenheimer” mbështetën protestat e Federatës Amerikane të Televizioit dhe Aktorëve, SAG-AFTRA.
Ata u shfaqën në tapetin e kuq të premierës së filmit, një natë më parë, por u larguan sapo nisi greva, për t’ju bashkuar kolegëve atje.
Nolan tregoi se ata u larguan për “bërë postera” për në protestë. Ndër aktorët ishin protagonisti i filmit Cillian Murphy, Emily Blunt, Matt Damo, Florence Pugh dhe Robert Doëney Jr.
Nolan tregoi se aktorët që lanë premierën e "Oppenheimer" në mbështetje të sindikatës që i përfaqëson, i bashkohen "një prej reparteve të tij, Shoqatës së Shkrimtarëve, në luftën për paga të drejta për anëtarët punëtorë të sindikatës, dhe ne i mbështesim ata".
Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës (wGA) është në grevë që nga maji.
Blunt i tha Deadline në tapetin e kuq "Oppenheimer" të enjten, përpara se kasti të largohej nga shfaqja dhe përpara fillimit zyrtar të grevës, se shpresat e saj ishin që "të gjithë të bëjnë një marrëveshje të drejtë dhe ne jemi këtu për të festuar këtë film".
"Dhe nëse ata thërrasin (grevë), ne do të largohemi së bashku si një kastë në unitet me të gjithë," tha Blunt, duke shtuar, "Ne do të duhet të ikim. Kështu do të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani për tani duam të jemi bashkë.”
Presidenti i Shoqatës së Aktorëve të Ekranit-Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios (SAG-AFTRA) Fran Drescher njoftoi në një fjalim të pasionuar gjatë një konference shtypi në Los Anxhelos të enjten se sindikata do të hyjë në grevë në mesnatë.
“Oppenheimer” është planifikuar të shfaqet premierë në kinema më 21 korrik./CNN
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.