Ngjarje

Xhupi i hequr, inertet mbi trup dhe ekzekutimi me dy plumba, çfarë dimë për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë të shtunën me 6 nëntor, pasi ishte shpallur i zhdukur prej të paktën dy javësh nga banesa e tij, është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 43-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri një ditë pas zhdukjes së tij tij, 21 tetor 2021.

Hoxha, pasi është rrëmbyer, është dhunuar fizikisht, pastaj është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe më pas është mbuluar me gurë, zhavorr e gjethe për të mos u zbuluar.

Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhdi Hoxhës, e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Pas vrasjes atij, i është hequr xhupi, i cili kishte shenjën e plumbit dhe pasi është grisur është hedhur në rrugë.

Autori i gjithë kësaj ngjarjeje, dyshohet se është shoku i tij, Fredi Rrushi, i arrestuar nga policia dhe i kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge në Itali

Por ekstradimi i tij tashmë është pezulluar, pasi pritet që të hetohet me akuzën e vrasjes në Shqipëri.

Këtë të diel, pritet që atij t’i komunikohet akuza e vrasjes me paramendim ndërkohë të hënën, ai do të pyetet nga oficerët e Krimeve të Rënda në lidhje me këtë ngjarje.

Biznesmeni i inerteve Ruzhdi Hoxha banues në Paskuqan, baba i dy fëmijëve, ishte shpallur i zhdukur dy javë më parë.

Policia nisi hetimet pas denoncimit të familjarëve, ndërsa Fredi Rrushi, autori i dyshuar, ishte personi i fundit që kishte komunikuar me biznesmenin.

Pasi kishin konsumuar në kafe së bashku, Rrushi tha se e kishte dërguar Ruzhdi Hoxhën deri në Fushë Mëzez dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të.

Pork jo dëshmi nuk i ka bindur agjentët e policisë. Nga kamerat e sigurisë, policia u vu në ndjekje të makinës së Fredi Rrushit, ku doli se ai ishte drejtuar në zonën e Dajtit.

Dyshohet se Fredi Rrushi kishte hedhur telefonin e Hoxhës në rrugë dhe aparati u gjet pak ditë më parë nga policia pranë “Shkollës së Bashkuar”.

Pas hetimeve të itinerarit në Dajt të ndjekur nga Rrushi, policia gjeti po ashtu një xhup të gjakosur dhe me shenjë plumbi, që i përkiste biznesmenit.

Kjo ka bërë që policia të nisë kërkimin me qen gjurmues, ku trupi i pajetë u zbulua poshtë një humnere dhe nxjerra e tij, për shkak të terrenit të vështirë është dashur me orë të tëra nga forcat RENEA.

Dyshimet e para ndaj Rrushit u ngritën kur policia zbuloi një parcelë kanabis në zonën e Dajtit. Aty u kap edhe një roje, i cili në dëshminë tij tha se Fredi Rrushi e kishte punësuar të ruante drogën.

Në rrugë jo zyrtare, mësohet se një nga pistat e hetimit të vrasjes të jetë një gjobëvënie e mundshme e autorit të dyshuar ndaj viktimës. Por nuk përjashtohen as borxhet e mbartura apo një konflikt për ndarjen dhe kultivimin e parcelave të drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë