Sport

Xhudisti Indrit Çullhaj shkëlqen në Itali, shpallet kampion në peshën e tij

Gazeta Si – Xhudisti shqiptar, Indrit Çullhaj, ka shkëlqyer së fundi në një aktivitet të zhvilluar në Itali, ku ai ka fituar të gjitha ndeshjet dhe të fitojë medaljen e artë për peshën deri në 73 kilogramë. Në aktivitet kanë marrë pjesë xhudistë nga e gjitha bota.

Indrit Çullhaj me medaljen e fituar ne Itali. Gazeta Si, 26 mars 2023

Vetë sportisti ka postuar në faqen e tij disa foto, ku shfaqet me medaljen e fituar dhe flamurin shqiptar. “Në garën ndërkombëtare në Itali morën pjesë shumë sportistë nga i gjithë globi. Arrita të fitoj me ippon të gjitha ndeshjet. Jam shumë krenar, që ngre lart dhe krenohem me flamurin kuqezi”, – shkruan Çulhaj.

Ippon është elementi më i lartë teknik në xhudo, çka do të thotë se fitoret e Çulhajt kanë qenë të padiskutueshme. Tani xhudisti mendon për Grand slam-in e Turqisë, që është edhe një garë kualifikuse për Lojërat Olimpike Paris 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë