Njerez

Xhorxh Eliot, një gjeni që skandalizoi shoqërinë

Në 200 vjetorin e lindjes së Xhorxh Eliot, artistët e përkufizojnë atë si një njeri revulocionar në jetë. Një grua e ulur e cila është fokusuar në leximin e saj, flokët e gjata të varura që i humbasin nëpër shpatullat e saj. Duke njohur veprimtaritë e Xhorxh Eliot ka shumë gjasa që të ishte kështu. Të paktën portretet ekzistuese të saj ashtu e tregojnë, pavarësisht se për të ka portrete të ndryshme, sepse kjo grua ishte aq e bukur sa ngeli në mendjen e çdo piktori të kohës kur ajo jetoi.
“Ajo ishte me të vërtetë një krijesë skeptike, më e pazakonta që ai kishte njohur,” janë shprehur artistët.
Periudha e njohjes me një shkrimtar të martuar e bëri Eliotin të përjetonte një dështim, pasi kjo gjë ishte rreptësisht e ndaluar për kohën e aj. Por Eliot skandalizoi shoqërinë e saj kohe ku vendoi të tregonte hapur se u bë e dashura e tij dhe kjo gjë nuk duhet të cenonte aspak reputacionin e saj. Edhe pse një periudhë e keqe për Eliotin, gjithashtu ishte dhe periudha më e frytshme për të. Pikërisht në këto vite përshkruhet gjithë puna e saj sipas përshkrimit në librin “Në dashuri me Xhorxh Eliot” e shkrimtares Kathy O’Shaughnessy.

Xhorxh Eliot, në moshën 16 vjeçare

Për O'Shanessnessy, jeta dhe puna e Eliot mishërojnë dy tipare kontradiktore: aftësia e saj për të menduar dhe vepruar për veten e vetë në një botë të pazakontë dhe ndjeshmëria e saj ndaj opinionit të botës. Kjo e fundit është karakteristikë e artistëve të cilët janë rebeluar në shoqëri.
Emri i saj i vërtetë ishte Mary An Evans dhe lindi në 22 nëntor të vitit 1819, por u njoh me emrin e saj të artit si Xhorxh Eliot. Ajo ishte poete, piktore dhe gazetare në atë kohë. Ajo shkroi një sërë romanesh si Adam Bede (1859), The Mill on the Floss (1860), Silas Marner (1861), Romola (1862–63), Middlemarch (1871–72) dhe Daniel Deronda (1876), shumica e të cilave gjenden në Angli dhe njihen kudo për realizmin dhe pasqyrën psikologjike.
Një tjetër faktor i rëndësishëm ishte edhe fakti se ajo përdori emrin e saj të artit në çdo vepër, duke u përpjekur të shmangte skandalin që do të linte nga marrëdhënia e saj me burrin e martuar George Henry Lewes.

George Henry Lewes, burri me të cilin u dashurua

"Për mua, rrënjët e rrëfimeve të tij kanë të bëjnë me nevojën themelore të çdo qenie njerëzore që të përpiqet të kuptojë dhe të simpatizojë qeniet e tjera njerëzore; për të shmangur zakonin dënimit nga Zoti” shprehet O'Shanessnessy.
Romanet dhe pikturat e Eliot do të jenë gjithmonë arritja e saj më e madhe dhe ato qëndrojnë të pavarura nga pasioni dhe dhimbja që i ushqeu ata dhe i shënuan ditët e saj. Në të njëjtën kohë, është e pamundur të mos adhuron këmbënguljen e saj për të shndërruar veten në “kryeneçen” e madhe që nga çifligu i babait të saj, u bë një gjeni që sot adhurohet kudo në botë.

Një nga pikturat për Xhorxh Eliot

Një ndër shprehjet e saj më të famshme ishte se “Duhet të përpiqemi t’i bëjmë njerëzit që të interesohen për botën dhe kjo duhet të arrihet nëpërmjet leximit, studimit, mirëkuptimit, miqësisë dhe dashurisë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë