Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ditën e sotme u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për të dëshmuar lidhur me çështjen “Xhisiela”. Kryetari Bushi është kallëzuar nga Emiliano Nuhu për kërcënim. Sipas Emiljano Nuhut, ai është një nga zyrtarët që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike, pasi pas denoncimit të Xhisiela Malokut fshihej djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, në një prononcim të shkurtër për mediat, ai është shprehur se emri i tij përflitet për shkak të baltës që ish-kryeministri Sali Berisha hedh ndaj tij.
“Gjithmonë është përfolur emri im, është vazhda e baltës së hedhur të Saliut ndaj meje. Jemi mësuar me këtë pjesë”, është shprehur Bushi. Kujtojmë që dje Gjykata e Apelit la në burg djalin e deputetit Rraja. Ajo që ra në sy ishte prezenca e Xhisiela Malokut jashtë ambienteve të Gjykatës, e cila kishte ardhur për ta mbrojtur. Tanimë, sipas saj versioni i vërtetë i ngjarjes është që Rexhepi as nuk e ka dhunuar dhe as përndjekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




