Portofol

Xhinset Levis Strauss në telashe pas tarifave të Trump

Levi Strauss & Co. ka patur një ecuri të mirë gjatë tre tremujorëve të fundit, duke vazhduar të tejkalojë konkurrentët e industrisë.

Por tarifat e reja doganore prej 25 për qind për xhinset amerikane të vendosura nga Bashkimi Europian dhe lufta tregtare me Kinën, mund të shkaktojnë telashe për markat si Levis dhe markat e tjera amerikane, tha shefi financiar i markës së veshjeve.

“Në terma afatgjatë, gjithë dinamikat e luftës tregtare do të kenë një impakt në atë se si njerëzit do të shikojnë produktet dhe kompanitë amerikane. E kjo është diçka për të cilën ne shqetësohemi.” Është shprehur për CNBC, Harmit Singh, përfaqësues Levi Strauss.

Rezultatet e tremujorit të dytë të Levi Straussit, thuhet se kanë tejkaluar pritshmëritë e kompanisë. Krijuesi i xhinsit ka besim në të ardhmen e kompanisë dhe po rrit parashikimin e të ardhurave për vitin e plotë financiar.

Rritja e Levis ishte më e forta në Europë, me të ardhura neto deri në 31 për qind dhe të ardhura operative deri në 51 për qind gjatë tremujorit që përfundoi më 28 maj, rreth një muaj para se BE të vendoste një tarifë 25 për qind mbi xhinset e importuara. Veshjet dhe këmishat e grave ishin thembra më e fuqishme e akilit për shitjt në tremujorin e dytë në Europë. Të ardhurat u rritën 13 për qind në Azi krahasuar me vitin paraprak dhe 11 për qind në Amerikë, tha kompania.

“Ne jemi një kompani globale, kemi një zinxhir furnizimi mjaft të ndërlikuar, kështu që diversifikimi është i rëndësishëm”, tha Singh. “Ne operojmë në rreth 26 vende të botës, asnjë vend nuk furnizon më shumë se 20 për qind të nevojave tona. Ne jemi një kompani që ka funksionuar dhe plotësuar nevojat e qytetarëve për më shumë se 160 vjet, mbështesim politikat tregtare që nxisin tregtinë e lirë ku të gjithë fitojnë”.

Përsa i përket nëse konsumatorët do të duhet të paguajnë më shumë për xhinset Levis, Singh tha se është diçka që kompania “do të marrë parasysh” dhe se shumë prej tyre varen nga fakti nëse këto tarifa do të mbeten në fuqi.

“”Ne e kuptojmë se ka pasur shumë diskutime rreth tarifave, ne do të përshtatemi si mjedisi përshtatet,” tha Singh, duke shtuar se “nëse tarifat vendosen, kjo ndoshta i dëmton konsumatorët fundorë”.

Por prodhuesi i xhinsit e thotë me siguri se do të jetë përherë aty ku janë klientët e tij, dhe kjo do të thotë shitësi më i madh në internet i të gjithëve.

“Amazon është një partner i madh, ne kemi qenë duke shitur atje për një kohë të gjatë, ata janë një nga 10 klientët tanë më të mirë globalisht “, tha Singh./*Përktheu: Sabina Veizaj/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë