Sport

Xhepa dështon në Olimpiadën e Pekinit, skiatori nuk arrin ta përfundojë garën

Skiatori Deni Xhepa, sportisi i vetëm që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike dimërore ‘Pekin 2022’, ka dështuar në garimin e tij të parë. Ai nuk arriti ta përfundonte sllallomin gjigant, pasi u rrëzua që në zbritjen e parë.

Sportisti shqiptar garoi i 59-ti në këtë garë, ku merrin pjesë 89 skiatorë, ndërsa në finale u kualifikuan vetëm 46 të parët. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, vetëm 52 skiatorë aritën ta përfundonin garën.

Xhepa me flamurin shqiptar. Gazeta Si, 13 shkurt 2022

Mbyllet kështu pa rezultat gara e parë e Xhepës. Skiatori kuqezi do të garoijë sërish pas tri ditësh, më 16 shkurt, këtë herë në disiplinën e sllallomit special. Shpresohet që Xhepa të arrijë të mbyllë këtë garë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë