Futboll

Xhani De Biazit i vjedhin pasaportën shqiptare: Nuk kanë qenë shqiptarë

Pasditen e së mërkurës, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, u largua nga Tirana pas pranisë në mbërmjen gala të organizuar nga FSHF, ku u shpallën edhe fituesit e trofeve simbolikë të “Më të mirëve” të vitit.

Në të njëjtën ceremoni, kryeministri i vendit Edi Rama i dha nënshtetësinë trajnerit brazilian Silvinjo dhe pasaportën diplomatike lojtarëve të kombëtares.

Xhani De Biazi kur drejtonte Shqipërinë. Gazeta Si, 21 dhjetor 2023

Një ndër trajnerët e parë që kërkoi dhe mori pasaportën shqiptare dhe më pas atë diplomatike, me t’u kthyer nga finalet e Europianit Francë 2016, ishte pikërisht Dde Biazi. Nisur nga fakti që ishte ende e vlefshme, ai gjtihmonë ka përdorur atë pasaportë për vizitat e tij në vendin tonë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por këtë herë ai erdhi dhe u largua si shtetas Italian. Dhe arsyeja ishte mjaft e veçantë.

“Ma kanë vjedhur pasaportën shqiptare në Itali gjatë verës së shkuar, së bashku me laptopin dhe disa sende personale. Më erdhi shumë keq, sepse përveçse ishte një dokument, e kisha edhe kujtim si pjesë e historisë time të suksesit këtu,” – tha ekskluzivisht për Gazetën Si De Biazi.

Më pas ai shtoi me shaka se fakti që nuk ja kanë kthyer apo, dorëzuar edhe pas kaq shumë muajsh, “grabitësit nuk do të kenë qenë shqiptarë…” – i buzëqeshur dhe keqëardhur njëkohësisht ish-trajerni ynë i përfaqësueses, me të cilin u kualifikuam për herë të parë në histroinë tonë në finalet e një Europiani, fakt që nuk do të harrohet asnjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë