Gazeta Si – Botërori i Katarit njeh sot edhe dy skuadrat e fundit që do të kompletojnë 16-shen e të kualifikuarave nga grupet. Deri tani kanë kaluar më tej Holanda, Senegali, Franca, Australia, Argjentina, Polonia, Kroacia, Anglia, Australia, Maroku, Spanja, Japonia, Brazili dhe Portugalia.
Brazili ndeshet sot me Kameruanin. E ka siguruar kualifikimin me 6 pikë në dy ndeshjet e para dhe pritet që sot të luajë me ekipin e dytë. Nejmar, Danilo dhe Aleks Sandro nuk janë ende të gatshëm për trajnerin Tite.

Ndeshje e zjarrtë pritet të jetë Serbi-Zvicër, pasi është një sfidë direkt për një vend në 1/8-at. Zvicra ka një fitore dhe sot i intereson edhe barazimi, por kuptohet që do të kërkojë maksimumin, sepse futbolli është i paparëshikueshëm.
Granit Xhaka me shiritin e kapitenit pritet të udhëheqë zviceranët. Në fushë do të jetë edhe Xherdan Shaqiri, i cili e ka kaluar dmëtimin. Dy futbollistët shqiptarë e ndjejnë më shumë përballjen me serbët dhe mbetet për t’u parë, nëse do të festojnë me shqiponjë si në 2018-ën, nëse shënojnë, apo jo. Serbisë i duhet patjetër fitorja.

Në Grupin H, Portugalia është kualifikuar me dy fitore në dy ndeshje. Gana, që sot luan ndaj Uruguajit, ka më shumë shanse të kalojë më tej, sepse ka 3 pikë. Uruguaji dhe Koreja e Jugut kanë vetëm 1 pikë.
Ndeshjet e sotme
Ganë-Uruguaji (16:00)
Kore e Jugut-Portugali (16:00)
Kamerun-Brazil (20:00)
Serbi-Zvicër (20:00)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



