Nga Gazeta Si – Sezoni i “WTA” ka përfunduar. Pas 11 muajve emocionues, të gjitha çmimet e mëdha dhe vlerësimet janë shpërndarë mes një sërë yjesh të tenisit.
Pikët në renditje janë shtuar dhe hequr, duke formuar klasifikimin përfundimtar të vitit 2025.
Edhe një herë, është Aryna Sabalenka, Iga Swiatek dhe Coco Gauff që dominojnë tenisin e femrave.
Sabalenka qëndron në majë për vitin e dytë radhazi. Humbjet e shumta në Finale të mëdha, përfshirë dy “Grand Slam” dhe “WTA Finals”, e penguan të shkëputej më shumë. Swiatek ka pasur një sezon me ulje-ngritje.

Titujt në Wimbledon dhe Cincinnati i dhanë një kthesë pozitive një fillimi të ngadaltë të vitit, gjatë të cilit ajo ra deri në vendin e tetë në renditje.
Gauff gjithashtu ka përjetuar vështirësitë e saj. Një periudhë fantastike në fushat me dhe, që kulmoi me titullin në “Roland Garros”, e vendosi në një pozicion ideal për një fundviti spektakolar. Por nuk ndodhi kështu.
Problemet me shërbimin çuan në beteja të vështira në fushë, me eleminime të hershme që dëmtuan paraqitjet në bar dhe në fushat e forta në Amerikën e Veriut.
Një titull në “China Open” u shoqërua me kthimin drejt formës më të mirë, por kjo nuk u reflektua në “WTA Finals”.
Ajo dhe Swiatek nuk arritën të dalin nga faza e grupeve, duke i dhënë fund papritur një sezoni plot oshilacione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



