Njerez

‘World Press Photo’ 2025/Historia tragjike e Mahmoudit 9-vjeçar  

Nga Gazeta”Si”– Ndërsa familja e tij po ikte  nga një sulm izraelit, Mahmuodi u kthye mbrapa për t’i nxitur të tjerët të ecnin më shpejt ndërkaq një shpërthim i preu atij  njërin  krah dhe i dëmtoi rëndë tjetrin.  Fotografia e tij, shkrepur nga Samar Abu Elouf, është një imazh që të kujton bustet klasike dhe që nxjerr  në pah fytyrën e menduar të Mahmoud-it, por nuk e fsheh realitetin e tmerrshëm të lëndimeve të tij.

Fotografja realizuese nga Gaza, Samar Abu Elouf, fituese e “World Press Photo” 2025  thotë se ndërkohë që shkprete foton e Mahmoud, ajo po mendonte për katër fëmijët e saj, më i vogli prej të cilëve është 12 vjeç.

 “Kur e shoh Mahmoud-in, mendoj për të sikur të ishte djali im”, thotë ajo.

Samar Abu Elouf, një fotoreportere autodidakte nga Gaza, që nga viti 2010, ka dokumentuar jetën e përditshme, ngjarjet dhe ndikimet e thella të konfliktit në vendin e saj. Abu Elouf ka punuar me shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë “The New York Times”, “Reuters” dhe “Middle East Eye”. Ajo jeton një të njëjtin kamp ku jeton dhe Mahmoud, në Doha, Katar.

Mahmoud Ajjour

Pas trajtimit mjekësor, Mahmoud  tashmë po mëson të përdorë këmbët për të luajtur në telefonin e tij, për të shkruar dhe për të hapur dyer. Përveç këtyre, ai ka nevojë për ndihmë të posaçme në shumicën e aktiviteteve të përditshme, si ngrënia apo veshja. Ëndrra e Mahmuodit është e thjeshtë, ai dëshiron të marrë proteza dhe të jetojë jetën si çdo fëmijë tjetër.

Samar Abu Elouf

“Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë” (UNËRA) vlerëson se deri në Dhjetor 2024, Gaza kishte më shumë fëmijë me gjymtime për frymë se çdo vend tjetër në botë. Që në fillim të luftës, Katari, i cili ka prioritet zhvillimin e sistemit të tij shëndetësor, ka ndërmjetësuar marrëveshje për evakuimin e personave me dëmtime kritike për trajtim. Deri në mars 2025, mbi 7,000 pacientë ishin evakuuar nga Gaza për trajtim mjekësor, por të paktën 11,000 të tjerë vazhdonin të prisnin evakuimin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Të evakuuarit janë dërguar në vende si Egjipti, Jordania, Katari dhe Turqia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë