Piktori dhe poeti romantik William Blake krijoi disa nga imazhet më ikonike në historinë e artit, duke u nisur nga një portret i çuditshëm i Isak Njuton, tek një djalë i ri që ëndërronte të fluturonte. Artist nuk pati një jetë të mirë, ai u injorua nga bota dhe shumica e njerëzve e njihnin si të çmendur, derisa vdiq në varfëri në vitin 1827.
Megjithëse që nga fëmijëria ai ishte i pasionuar për të pikturuar engjëj dhe djaj, Blake i kaloi vitet e tij duke shkruar libra fetarë, në mënyrë që të kishte shitje dhe më pas të blinte bojëra që i duheshin për të pikturuar. Pas një punë shumë vjeçare ai arriti të organizonte vetëm një ekspozitë. Ai e dinte që puna e tij do të vlerësohej nga pasardhësit, por të tjerët mendonin se Bleke thjeshtë inkurajonte veten. Por dy shekuj pasi ai vdiq puna e tij jo vetëm që u vlerësua shumë por, muzeu i artit në Britani gjatë këtyre muajve po organizon për herë të tretë një ekspozitë që turistët të shohin veprat e veçanta të Blake.
Sipas tij, veprat ishin një transkriptim besnik i një takimi vizionar që ai do të kishte, ndërsa ngjitej në shkallët në shtëpinë e tij në Hercules Road, në North Lambeth, në Londër, ku ai dhe gruaja e tij Katerina, jetuan gjatë gjithë viteve 1790.
Drejtori i muzeut Marin Myrone shpreson që kjo ekspozite të bëjë që artistët e rinj të arrijnë të perceptojë kontributin e tij në historinë kulturore.
“Puna e tij ishte përtej këtyre pikturave. Ai ishte njëkohësisht edhe piktor edhe poet, një profesion që për të ka qenë gjithmonë shumë o rëndësishëm,” shprehet Myrone.
Blake gjatë gjithë jetës së tij u përqendrua në pikturat me bojëra uji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.