Media Galeri

Vullnetarët pozojnë nudo për të krijuar një vepër arti

Rreth 2500 vullnetarë të zhveshur kanë pozuar në plazhin Bondi të Sidneit për një vepër arti të krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.

Ky është projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës.

Kjo ishte hera ve parë që u lejuan njerëzit të shkojnë nudo në plazh.

“Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës”, thotë Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit.

Nga ora 3:30 me orën lokale, vullnetarët u mblodhën në plazh për të marrë pjesë në ‘veprën e artit’, bërë në bashkëpunim me organizatën “Skin Check Champions” gjatë javës së ndërgjegjësimit për kancerin e lëkurës.

Bruce Fisher, 77 vjeç, i cili mori pjesë në ngjarje, i tha AFP se ka kaluar gjysmën e jetës së tij në diell dhe kjo ishte një kauzë e mirë duke qenë se i pëlqen të heqë rrobat në plazh.

Tunick është i njohur për krijimin e imazheve të ndryshmme me njerëz nudo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë