Media Galeri

Vullkanet e baltës që shërojnë njerëz, aktivë prej mbi 25 milionë vjetësh

Vullkanet e baltës së Azerbajxhanit ndodhen pranë qytetit të Gobustan dhe në mbretërinë nënujore të Detit Kaspik. Në total, ka rreth 350 vullkane në Azerbajxhan nga 800 vullkane balte ekzistuese në mbarë botën.

Azerbajxhani sot është i famshëm për faktin se vullkanet e tij të baltës u përfshinë në listën e “Shtatë mrekullive të botës” dhe 23 prej tyre fituan titullin “Park kombëtar”, e që tani ruhen me kujdes. Proceset e shpërthimeve dhe turbulencave në kratere funksionojnë gjatë gjithë vitit. Ndonjëherë shpërthimet mund të shoqërohen me zhurmë nëntokësore dhe shpërthime të mëdha.

Kur shpërthejnë, papastërtia, lëngjet dhe lava dalin në sipërfaqe, dhe përdoren në mënyrë aktive në kimi, ndërtim, farmakologji dhe madje edhe kozmetologji. Nuk është për t’u habitur që balta ka veti medicinale dhe të dobishme në trupin e njeriut, sepse përmban elemente gjurmë të dobishme si jod, brom, bor, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë