Kosova

Vuçiç sot takim privat me Zelenskyn: Nëse Ukraina njeh Kosovën do ishte goditje e madhe për Beogradin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Athinë, ku do të marrë pjesë në një darkë joformale të organizuar për liderët e rajonit.

Vuçiç zbuloi se në mëngjes do të ketë një bisedë të hapur me liderin e Ukrainës, ku ka theksuar se do të ishte goditje e madhe për Serbinë nëse Zelensky njeh Kosovën si shtet.

“Do të përpiqem të flas me Zelenskyn dhe do të ulem dhe do të bisedoj me të privatisht për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, njohjen apo mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave vendeve.

Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë që ata të respektojnë edhe tonin”, tha ai.

Në takimin, i cili do të mbahet sonte në Villa Maximos, do të diskutohet për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, si dhe për sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë