Nga Gazeta ‘Si’- Situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë një mbledhjeje te qeverisë ku përmendi në mënyrë të veçantë gjendjen “në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë”.
“Diskutuam edhe për të gjitha aspektet e protestës së paralajmëruar më 15 mars”, shkroi ai në Instagram, teksa më herët ishte shprehur se në tubimin dhe bllokadën e paralajmëruar nga studentët Beograd në mesin e muajit, pret që “opozita të nxisë një dhunë të madhe”.
Tubimet masive të organizuara deri më tani nga studentët në disa qytete të mëdha në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, kanë qenë paqësore dhe nuk janë shënuar incidente.
Por kjo e nuk e pengoi Vuçiçin të paralajmëronte më të keqen, e të fajësonte protestat edhe për problemet ekonomike.
“U ndalëm mes të tjerash edhe te gjendja e ekonomisë në dritën e protestave aktuale, si dhe dëmi që kanë shkaktuar këto ngjarje, i cili reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë”, theksoi kreu i shtetit serb.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.