Bota

Vuçiç shfaqet në stadium me flamurin rus dhe serb. Sanduloviç: Perëndimi të kuptojë që ai po luan me të

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shfaqur në versionin ultras në ndeshjen që ekipi i tij kombëtar fitoi përballë Zvicrës me rezultatin 2-0 për Nations League.

Lideri serb u shfaq në shkallët e stadiumit në shoqërinë e Milorad Dodik teksa nxirrte nga xhepi një shall me flamurin serb dhe rus, për të treguar edhe njëherë se nga është drejtuar politika e tij.

Videoja u publikua nga opozitari Nikolla Sanduloviç i cili përkrah saj shkruan se çfarë duhet të presë më shumë Perëndimi për ta kuptuar qëndrimin e dyfishtë që mban Vuçiç.

“Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë diktatori serb Aleksandar Vuçiç që Evropa dhe Amerika të kuptojnë se ai po luan me ta në gënjeshtrat dhe premtimet e pafundme që u jep, duke blerë kështu kohë për përballjen përfundimtare me ta! Ai ishte, mbeti dhe do të jetë përgjithmonë një pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre! Në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, në shoqërinë e agjentit të Putinit, Milorad Dodik, Aleksandar Vuçiç nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e kombinuar të Serbisë dhe Rusisë”, shkruan Nikolla Sanduloviç

Ai e cilëson presidentin serb një bashkëpunëtor të Rusisë dhe kritikon Perëndimin se nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi.

“Një mesazh i qartë për popullsinë e Serbisë se si të interpretohen lëvizjet e tij të fundit politike: “Ne ishim dhe do të jemi aleatët e Rusisë, sidomos tani që po përpiqemi të jemi kali i “Trojës” i Rusisë në Perëndim”! Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi dhe se vendimet formale nuk do të thonë asgjë për politikën që është thellësisht e sinkronizuar me Kremlinin”, shton ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë