Kosova

Vuçiç: Serbia është në një situatë të vështirë gjeopolitike

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot(4 qershor) se do të vazhdojë turneun e tij nëpër komuna dhe rrethe anembanë Serbisë, si dhe se do të presë sërish qytetarët në Presidencën e Serbisë.

Vuçiç deklaroi se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë gjeopolitike.

“Disa njerëz nga jashtë nuk po e shkatërrojnë Serbinë për shkak të Vuçiçit, por Vuçiçin për shkak të Serbisë. Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët”, theksoi ai në një postim në Instagram.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendrën e Beogradit mbrëmjen e së shtunës(3 qershor), në një protestë antiqeveritare të thirrur nga forcat opozitare.

Turma, duke brohoritur parulla kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, parakaloi rrugëve të Beogradit, për t’u mbledhur para selisë së tij në qendër të qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë