Nga Gazeta ‘Si’- Aleksandër Vuçiç hedh poshtë mundësinë e një qeverie të përkohshme të përbërë edhe nga elementë të tjerë të politikës.
Në kulmin e krizës që vendi po kalon prej 3 muajsh për shkak të protestave të studentëve dhe shoqërisë civile, Vuçiç përjashton kështu mundësine e futjes së aktorëve të tjerë politikë në qeverinë e re që pritet të formohet pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Vuçeviç.
Presidenti serb ishte në një vizitë zyrtare në Budapest ku u pyet edhe për momentin që po kalon Serbia, nga ku tha se qeverinë mund ta formojnë vetëm ata që fitojnë zgjedhjet.
Ai ka përsëritur se disa faktorë të jashtëm kanë tentuar të organizojnë një “revolucion me ngjyra” në Serbi, por nuk ka përmendur diçka në mënyrë specifike.
Ish-kryeministri Vuçeviç dha dorëheqjen pas zemëratës që u përkthye në protesta masiv në mbarë vendin të cilat akuzojnë partinë përparimtare serbe të vuçic për korrupsion dhe paaftësi.
Pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç, presidenti serb Vuçiç tha se duhet formuar një qeveri e re përndryshe vendi shkon në zgjedhjet e parakohshme në muajin prill. Ndërkohë, ende nuk ka sinjale apo indicie konkrete për qeverinë e re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




