Bota

Vuçiç në podkastin e djalit të Trump: Nuk distancohem nga Putin!

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në podkastin e Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit amerikan.

Intervista ka ndodhur teksa Donald Trump Jr vizitoi Beogradin.

I pyetur si duket rruga drejt paqes në Europën Lindore, pasi Vuçiç njeh edhe Zelenskyn dhe Vladimir Putinin, presidenti serb tha se nëse Trump arrin paqen, do të shpëtojë botën.

“Paqja është e rëndësishme për të gjithë ne. Nuk ishte thjesht një luftë Rusi-Ukrainë, ishte një luftë ku u përfshi gjysma e botës”, tha Vuçiç.

Ai foli edhe pse situatën e trazuar të Europës dhe pozicionin e Serbisë në kontinent.

“Vendi ynë ishte ekonomia e dytë që u rrit më shpejt në Europë, këtë vit besojmë se do të jemi ekonomia me rritjen më të madhe në Europë”, u shpreh ai.

Në fund, i pyetur për presionin që ka pasur Serbia nga Perëndimi, për t’u distancuar nga Rusia, Vuçiç tha se u qëndron besnik bindjeve të tij dhe se nuk do distancohet.

“Nëse i qëndron ideve të tua, besimeve të tua, askush nuk mund të të lëndojë, këto janë parimet e mira. Unë gjithmonë them atë që mendoj dhe nuk më intereson çfarë thonë të tjerët”.// Index


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë