Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, TV Espanjola, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.
“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç.
Ai vuri në dukje se Listën Serbe e sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë njësoj.
Në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.
“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresive janë Alina Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo më shqetëson dhe më frikëson”, tha Vuçiç.
Radoiçiç akuzohet nga autoritetet kosovare për organizim dhe pjesëmarrje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, në Banjskë, ndërsa Prishtina zyrtare e ka lidhur edhe më herët me veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.