“Nëse mendoni se më keni vendosur pozicionin tuaj, si papagaj, duke përsëritur çdo ditë se sa kompromise keni bërë dhe nuk e di se çfarë tjetër dijeni se, ne nuk kemi pse të flasim. Të shohim se si mund të funksionojmë duke ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe kjo është e gjitha. Nëse ju mendoni se me këto lloje shantazhesh, presionesh dhe kërcënimesh, mund të dëmtoni Serbinë dhe të ndryshoni qëndrimin e Begoradit dhe timin personal, keni gabuar keq”, kjo ka qenë fjala e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas kushteve që parashtroi sot kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë bisedimeve Hoti deklaroi se marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Ndërsa Vuçiç tha se ato kushte janë të papranueshme për Serbinë duke shtuar se as Hoti e as presidenti Thaçi nuk duhet të shkojnë në bisedime me platforma pro shqiptare.
“Nëse kjo është një platformë me të cilën Hoti ose Thaçi do të vijnë diku për bisedime, është më mirë që ata të mos vijnë askund, dhe nuk më intereson plotësisht se kush do të vijë prej tyre. Kjo është gjithçka që duhet t’u tregoj”, ka deklaruar Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




