Bota

Vuçeviç: Takimi Vuçiç-Stoltenberg, mundësi për të dëgjuar palën serbe për çështjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel është një mundësi për të dëgjuar se si Serbia i përjeton ngjarjet në Kosovë.

Në një intervistë për mediat serbe ai është shprehur se takimi Vuçiç me Stoltenberg është i rëndësishëm sepse NATO është faktor kyç për çështjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Metohisë.

“Presidenti i Republikës ka pasur një sërë takimesh dhe marrëdhënie të mira me Stoltenberg, dhe ky takim është një mundësi për të dëgjuar edhe palën serbe, pra faktografinë se si Serbia i kupton dhe i përjeton ngjarjet në Kosovë, vazhdimësinë e terrorit dhe frikësimit të serbëve, regjimit që Kurti e zbaton me këmbëngulje”, ka përfunduar ai.

Stoltenberg dhe Vuçiç do të takohen sot(19 korrik) ku temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë.

Ata do të takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes kryenegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë