Nga Gazeta ‘Si’-Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se negociatat e mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të bëhen më komplekse pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit.
Deklaratën, Vuçeviç e tha në një bisedë me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Edward Ferguson.
Vuçeviç ka shprehur shqetësimin e thellë për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe pozitën e popullit serb në veri.
Ndër të tjera, ai u shpreh se një nga prioritetet e Ushtrisë Serbe është bashkëpunimi me forcat e KFOR-it dhe për këtë arsye për Serbinë është e rëndësishme që NATO të ketë status neutral në zgjidhjen e problemit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.