Ka ndodhur

Peqin, 45-vjeçari vritet për një konflikt të 5 viteve më parë

Një 45-vjeçar në Peqin ka mbetur i vrarë me armë zjarri pas një konflikti që e ka pasur zanafillën para 5 vjetësh. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës rreth orës 09:30, ku Leonard Bashaliu, 36 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, 45 vjeç, banues në fshatin Pajovë, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, autori ka pranuar krimin dhe ka pohuar se vrasja ka ndodhur për një konflikt të para 5 viteve.

“U zumë kot, 5 vjet më parë më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati”, ka thënë Bashaliu. Konflikti që nisi me fjalë mëngjesin e të martës, përfundoi me përdorimin e armës dhe vrasjen e 45-vjerçarit.

Arma e krimit e sekuestruar nga policia

Autori Leonard Bashaliu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka dhënë këtë dëshmi pas kryerjes së krimit.

Ai është kapur disa minuta pas ngjarjes së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë. Grupi hetimor njofton se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë