Gazeta Si – Një 33-vjeçar shqiptar i identifikiar si Alfons Kola, u vra me thikë në Breshia të Italisë. Ai mbeti fillimisht i plagosur pasditen e së mërkurës dhe ndërroi jetë në spital gjatë natës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Calcinato, rreth orës 18:25 të mërkurën. Autor i dyshuar i vrasjes është po një shqiptar, i identifikuar si Petrit Gega, 52 vjeç, i cili u arrestua nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.
I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojnë plagëve dhe ndërroi jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




