Lajme

Vritet 30-vjeçari shqiptar në Britani, arrestohen tre të dyshuar

Gazeta Si – Një shqiptar, Olsi Kuka, 30 vjeç, u gjet i vrarë me thikë në Barnet në orët e para të së mërkurës së kaluar (11 maj).

Mediat britanike raportojnë se ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa policia ka arrestuar 3 persona të akuzuar për vrasjen e tij.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 33 dhe 25 vjeç si dhe një grua 24 vjeçare, të cilët akuzohen për vrasje në bashkëpunim.

Burrat janë në arrest me burg, ndërsa gruaja pritet të dalë në gjykatë në mes të qershorit.

Edhe një 35 vjeçar u arrestua si i lidhur me krimin por më pas u la i lirë.

Policia angleze kërkon ndihmë për të zbardhur vrasjen dhe ruan dhe anonimatin nëse ata japin detaje që do të ndihmojnë për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë