Lajme

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, në fshatin Gramëz, ku dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Rrethanat janë ende të paqarta dhe policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Vëllezërit me inicialet Xh.B dhe G.B janë përkatësisht 24 dhe 34 vjeç.

Njoftimi i policisë
Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës, ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë