Ka ndodhur

Vrau vjehrrit dhe trupat i futi në valixhe, Apeli në Itali konfirmon 30 vite burg për Elona Kaleshën

Gazeta Si – Gjykata e Apelit në Itali, konfirmoi dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, e akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe zhdukje të kufomave të bashkëshortëve Teuta dhe Shpëtim Pasho, trupat e të cilëve u gjetën copë-copë, brenda katër valixheve, në një fushë në periferi të Firences, mes FiPiLi dhe burgut Sollicciano 20 dhjetor20.

41-vjeçarja shqiptare, ish e dashura e Taulantit, djalit të viktimave, heshti kur kryetari i Gjykatës së Apelit, Alessandro Nencini lexoi vendimin me të cilin rrëzohej kërkesa për burgim të përjetshëm të kërkuar nga prokurori Luigi Bocciolini dhe prokuroret Ornella Galeotti dhe Beatrice Giunti.

Çifti Pasho u zhduk më 1 nëntor 2015. Hetimet kanë gjetur se personi i fundit që i ka parë ka qenë Elona Kalesha.

Pesë vjet më vonë, në mbrëmjen e 9 dhjetorit 2020, eshtrat e çiftit u gjetën nga një pensionist që po pastronte barërat e këqija nga një kopsht i komunitetit.

Trupat ishin dekompozuar, por ishte një tatuazh që i vendosi hetuesit në rrugën e duhur.

Falë spirancës së vizatuar në njërin krah, familja e njohu trupin e Shpëtimit. Hetuesit rindërtuan ditët e fundit të çiftit që u largua nga Shqipëria në fillim të tetorit 2015 për në Firence për të pritur djalin e tyre Taulantin që do të lirohej nga burgu.

Sipas prokurorisë, Elona Kalesha masakroi vjehrrit e saj në një apartament në via Fontana, ndoshta me ndihmën e një bashkëpunëtori (i paidentifikuar kurrë) dhe i fshehu mbetjet në valixhe, të cilat më pas i hodhi në rrugë pranë Solliccianos.

Ajo i kishte mashtruar të afërmit e Pashos, duke thënë se ata kishin shkuar në Gjermani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë