Gazeta Si - Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për Ilir Koçiljen, 35-vjeçarin i cili vrau të mërkurën me thikë fqinjin e tij, Halil Koka pas sherrit për parkimin para pallatit.
Në gjykatë i pandehuri është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është ka qenë i paqëndrueshëm mendërisht.
Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tenderë përballë mafies dhe më pas shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja. Ai tha se kanë qenë 3 vetë që po e ndiqnin për ta rrahur, midis tyre edhe viktima.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj kërkoi që të bëhet edhe ekpertim i gjendjes psikologjike dhe mendore. Autori ka qenë i dënuar në vitin 2018 për përndjekjen e një shtetaseje me 4 muaj e 20 ditë burg.
Ai jeton i vetëm në Durrës, pasi familjarët e tij janë në emigracion. Avokati mbrojtës kërkoi masë sigurie "arrest me burg" me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij mendore. Në fund gjykata vendosi arrest me burg pa afat.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas një sherri mes dy fqinjëve për parkimin e makinës së viktimës në hyrjen para pallatit.
Konflikti e kishte zanafillën disa ditë para vrasjes, që sipas 35-vjeçarit Koçilja i kërkonte të mos e parkonte makinën aty.
Koçilja tregoi se i kishte gërvishtur mjetin Halil Kokës, pasi ky i fundit vazhdonte ta parkonte para pallatit. E sipas tij, ditën e ngjarjes, Halil Koka e kërcënoi. Ai u kap pas disa orësh nga policia, teksa 47-vjeçari kishte ndërruar jetë në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.