Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy ngjarjet që ndodhën të hënën, kur një efektiv policie vrau kolegun brenda komisariatit nr.3 si dhe një tjetër efektiv i FNSH-së plagosi një qytetar në këmbë në një lokal në Kombinat.
Sipas Berishës, efektivët “ishin të droguar”.
“Në ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.
Kurse në Kombinat një polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi një qytetar, për të cilin thuhet se kishte probleme të paaftësisë mendore...
Këto akte dëshmojnë shkallën ekstreme të kriminalizimit të narkopolicisë nga Edi Rama dhe partisë së tij, ministri i familjes dhe klani i tij.
Ndaj kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të familjes, Çuçi, përgjegjës direkt politik për aktet e përsëritura vrastare të narkobanditëve me uniforme...”, shkruan Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.